Jorginho nën dyshimin për doping, rrezikon pezullim deri në dy vjet
Ish-lojtari i kombëtares italiane dhe mesfushori i Flamengos, Jorginho, thuhet se rezultoi pozitiv për doping dhe nëse rezultatet konfirmohen, ai përballet me një pezullim më të gjatë.
Lajmi u raportua për herë të parë nga gazetari brazilian Thiago Asmar, i njohur më mirë si Pilhado.
Sipas mediave braziliane, mostra u mor gjatë një kontrolli rutinë anti-doping të CONMEBOL, përpara çerekfinales së Copa Libertadores kundër Independiente.
Ende nuk dihet se çfarë substance dyshohet se është gjetur.
Një kundëranalizë e mostrës B është planifikuar për të martën, më 27 tetor.
Flamengo, siç raportohet nga Radio Globo, tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për rezultatin e mundshëm pozitiv dhe nuk ishte në dijeni të kundëranalizës së planifikuar.
Klubi konfirmoi vetëm se CONMEBOL kishte kryer një kontroll rutinë para çerekfinaleve.