Rrahmani i kërkoi pushim Allegrit, zbulohen arsyet

Rrahmani i kërkoi pushim Allegrit, zbulohen arsyet

Sport October 24, 2026 - 14:39

Amir Rrahmani pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e Napolit kundër Romës, pasi nuk është në gjendjen optimale fizike.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi kosovar kishte ndier lodhje të enjten dhe i kishte kërkuar trajnerit Massimiliano Allegri një ditë pushimi. Kërkesa iu plotësua nga trajneru italian.

Përveç lodhjes, Rrahmani ka pasur edhe temperaturë ditët e fundit. Ai është grumbulluar për ndeshjen, por në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Rafa Marin dhe Benoit Badiashile. /Zëri