Prishtina triumfon në Suharekë, mposht Ballkanin

Prishtina triumfon në Suharekë, mposht Ballkanin

Sport October 19, 2026 - 16:16

Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 0:1 në Suharekë, të hënën në derbin e xhiros së dhjetë.

Skuadra kryeqytetase tregoi karakter dhe vendosmëri në këtë përballje, duke arritur ta sigurojë fitoren falë golit të Rin Ahmetit në minutën e 49-të.

Ndeshja mes dy skuadrave u karakterizua me rivaliteti të theksuar,  ndërsa Prishtina arriti ta shfrytëzojë rastin vendimtar për të dalë nga kjo sfidë me tri pikë të rëndësishme.

Goli i Ahmetit rezultoi vendimtar për kryeqytetasit, të cilët arritën ta ruajnë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka 23 pikë aq sa ka edhe Malisheva në kreun e tabelës, kurse, Ballkani renditet e gjashta me 13 sosh.