Modriç e mbron Ronaldon: “E meriton një fund tjetër me Portugalinë”
Luka Modriç ka reaguar për situatën e krijuar mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus.
Legjenda kroate foli për këtë çështje pas humbjes 2-1 të Kroacisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, duke e shprehur keqardhjen për situatën në të cilën ndodhet ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi.
“Është për të ardhur keq të shohësh se çfarë po ndodh me Cristianon në vendin e tij, por besoj se do të gjejnë një zgjidhje”, deklaroi Modriç.
41-vjeçari e pranoi se nuk i di të gjitha detajet e konfliktit mes Ronaldos dhe Jesusit.
“Cristiano është lojtari më i madh në historinë e Portugalisë dhe e meriton një fund tjetër me kombëtaren”, shtoi ai.
Deklarata e Modriçit vjen pasi Ronaldo shpjegoi publikisht arsyet që e çuan atë të largohej nga grumbullimi i Portugalisë.
Kapiteni portugez e ka akuzuar trajnerin Jorge Jesus se nuk i ka mbajtur fjalën në dy raste.
Ronaldo kërkoi falje ndaj bashkëlojtarëve dhe pranoi se mund të ndëshkohet nga Federata Portugeze, por theksoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja dhe mbetet i gatshëm të luajë për Portugalinë. /Zëri