Ferdinand: Jorge Jesus duhet t’i kërkojë falje Ronaldos, përndryshe do të shkarkohet

Ferdinand: Jorge Jesus duhet t’i kërkojë falje Ronaldos, përndryshe do të shkarkohet

Futboll October 05, 2026 - 22:24

Rio Ferdinand ka komentuar përplasjen mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke mbështetur ish-bashkëlojtarin e tij.

“Trajneri duhet të dalë dhe të kërkojë falje, përndryshe do të përfundojë i shkarkuar. Duhet të thotë: ‘Dëgjoni, e gjykova gabim këtë situatë’”, deklaroi Ferdinand.

Ish-mbrojtësi anglez theksoi se situata mund të ishte shmangur përmes komunikimit më të mirë.

“Gjithçka mund të ishte shmangur me komunikim të mirë. E thashë të njëjtën gjë gjatë Botërorit me Roberto Martinezin dhe mendoj të njëjtën gjë edhe për këtë trajner. Duhet të ulen me Cristiano Ronaldon dhe t’i shpjegojnë qartë se çfarë duan të bëjnë”, shtoi ai.

Ferdinand beson se Ronaldo, pavarësisht situatës së krijuar, ka ende një rol për të luajtur me Portugalinë.

“Pyetja është nëse do të jetë titullar, zëvendësues i rëndësishëm apo do të nisë disa ndeshje dhe në të tjera të hyjë nga stoli. Kjo është ajo që duhet diskutuar dhe më pas duhet respektuar marrëveshja”, përfundoi ai. /Zëri