Spalletti paralajmëron një tjetër Zhegrovë: Mund të bëhet top-lojtar

Spalletti paralajmëron një tjetër Zhegrovë: Mund të bëhet top-lojtar

Futboll October 06, 2026 - 08:19

Luciano Spalletti i ka dërguar një mesazh të madh Edon Zhegrovës, duke vënë në pah potencialin e jashtëzakonshëm të yllit kosovar.

Trajneri i Juventusit, në një intervistë për “Tuttosport”, është pyetur edhe për Zhegrovën dhe nuk ka kursyer elozhet për 26-vjeçarin.

“Zhegrova? Nëse mund ta kompletojë veten edhe pak më shumë, do të shihni një tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet top lojtar”, deklaroi Spalletti.

Një mesazh i fuqishëm nga trajneri italian, i cili beson se potenciali i Zhegrovës është edhe më i madh se ajo që ka treguar deri tani.

Teknika, shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të bërë diferencën në duelet një kundër një janë ndër armët kryesore të kosovarit.

Spalletti e ka të qartë: nëse Zhegrova arrin të kompletohet edhe pak më shumë, mund të shfaqë një version edhe më të frikshëm të vetes.

Më e mira e Edon Zhegrovës? Sipas Spallettit, ende nuk ka ardhur.