Tifozët në “Fadil Vokrri” të fjetur, pse s’ka tifozeri te Dardanët nga krejt Kosova?

Tifozët në “Fadil Vokrri” të fjetur, pse s’ka tifozeri te Dardanët nga krejt Kosova?

Futboll October 05, 2026 - 15:20

Kombëtarja e Kosovës po vuan për një shikueshmëri të zhurmshme.

Tifozët janë kritikuar gjithmonë për atmosferën e zbehtë të krijuar sa herë që ka luajtur Kosova.

Dardanët, kryesisht një tifozeri me tifozë nga Prishtina, konsiderohen si kryesorët në stadiumin “Fadil Vokrri”.

https://www.facebook.com/share/r/19PbkZoP79/?mibextid=wwXIfr

Por as ata as pjesa tjetër e stadiumit nuk krijojnë atmosferë elektrizuese, e cila do ta ndihmonte ekipin e Kosovës dhe do ta çorientonte çdo kundërshtar që vjen këtu.

Jo më kot tifozët konsiderohen si futbollisti i 12-të i një ekipi.

https://www.facebook.com/share/r/1Buwmc1hcL/?mibextid=wwXIfr

Pse nuk lejohen tifozët e tjerë kosovarë në stadiumin “Fadil Vokrri”? Pse s’janë ata të pranishëm?

Duhet që gjithmonë në stadium të jenë tifozët nga Gjakova, Peja, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Podujeva etj. etj., të bashkangjiten krejt, për ta dridhur stadiumin e jo të shkojnë në stadium për të ngrënë fara dhe të flenë.

https://www.facebook.com/share/r/1Mg6pmAwQJ/?mibextid=wwXIfr

Apo ndoshta dikujt po i intereson që në stadium të jetë vetëm një grup i vogël, të cilin e kontrollon lehtësisht! 

A është dashur edhe Tifozat Kuqezi ta mbështesin Kosovën, njëjtë siç e mbështesin Shqipërinë tifozët nga Kosova? /Zëri

https://www.facebook.com/share/r/1J2U5mPs6c/?mibextid=wwXIfr