33 gola për Kosovën, Muriqi shkruan historinë me “Dardanët”
Sport
September 25, 2026 - 13:16
Vedat Muriqi vazhdon të shkruajë historinë e tij me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Sulmuesi kosovar ka arritur në kuotën e 33 golave në 69 paraqitje me “Dardanët”, duke konfirmuar rolin e tij si një nga figurat kryesore të përfaqësueses.
Muriqi ka realizuar mesatarisht një gol çdo 188 minuta me Kosovën, ndërsa golat e tij janë shënuar ndaj 20 kombëtareve të ndryshme.
Historia e “Piratit” me Kosovën ka nisur gati tetë vjet më parë dhe vazhdon të pasurohet me gola e paraqitje të rëndësishme.
Me 33 gola në 69 ndeshje, Muriqi mbetet një prej sulmuesve më produktivë në historinë e “Dardanëve” dhe një prej emrave më të rëndësishëm të gjeneratës së tij