Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Real – Inter, Trent do të luajë në mesfushë

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Real – Inter, Trent do të luajë në mesfushë

Sport September 08, 2026 - 19:58

Superndeshja e mbrëmjes së sontme do të luhet në stadiumin “Bernabeu” në Madrid të Spanjës.

Real Madridi do t’i bëjë konak kampionit të Italisë, Interit, me ndeshjen që nis nga ora 21:00.

Për përballjen e sontme, që luhet në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, dy trajnerët tashmë i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Te Reali, pa dyshim, në portë është i zakonshmi Thibaut Courtois, derisa në krye të sulmit janë Kylian Mbappe e Vinicius Jr.

Pas problemeve në mesfushë, shkaku i mungesave, Jose Mourinho ka vendosur që Trent Alexander-Arnold të luajë në mesfushë, së bashku me Federico Valverden, në një formacion prej 4-2-3-1.

Denzel Dumfries do të luajë nga fillimi në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndaj ish-skuadrës së tij, nga ku u transferua te Reali gjatë verës.

Ndërkohë, tek Interi, Cristian Chivu ka vendosur që në portë e nis Joseph Martinez, derisa në vend të Federico Dimarcos do të luajë Carlos Augusto.

Në maje të sulmit janë kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Anglezi Michael Oliver do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

FORMACIONET E PLOTA:

REAL MADRID: Courtois; Dumfries, Konate, Huijsen, Cucurella; Trent, Valverde; Brahim, Bellingham, Vinicius; Mbappe.

INTER: Martinez; Pavard, Bisseck, Bastoni; Diouf, Çalhanoglu, Barella, Jones, Augusto; Thuram, Martinez.