Lorik Cana: Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, Serbia s’po mëson nga e kaluara
Foto: Reuters

Lorik Cana: Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, Serbia s’po mëson nga e kaluara

Sport September 08, 2026 - 07:53

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar për një fotografi virale është bërë në Serbi, teksa shihet një vajzë e vogël duke e përqafuar një foto të kriminelit serb, Ratko Mlladiq.

Mlladiqi u dënua vite më parë me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Image

“Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, për një brez që duhet të japë shpresë dhe një perspektivë për një të ardhme të përbashkët e paqësore, me lidhje të sinqerta mes popujve tanë. Në vitin 1992 ajo ende nuk kishte lindur; ajo nuk e përjetoi atë luftë, por u edukua për të trashëguar urrejtjen, për ta ngatërruar një kriminel, përgjegjës për krimin më makabër kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore, me një patriot, dhe një dënim për gjenocid me një “fyerje ndaj kombit”! Të gjitha kombet kanë detyrat e tyre për të bërë për brezat e ardhshëm, por Serbia nuk po mëson nga e kaluara dhe vazhdon të jetojë në të kaluarën e saj të trazuar, pa treguar vullnet për të ndryshuar politikën!!!” shkruan Cana në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Serbia përkundër faktit se kishte të bënte me një “kasap lufte”, e ka nderuar Mlladiqin me nderimet më të larta derisa për këtë fakt ka marrë kritika të shumta edhe nga Bashkimi Evropian.

Image