Juventusi barazon në fund ndaj Milanit, Zhegrova inkuadrohet në minutën e 88-të

Juventusi barazon në fund ndaj Milanit, Zhegrova inkuadrohet në minutën e 88-të

Sport September 06, 2026 - 23:17

Juventusi dhe Milani janë ndarë baras 1:1 në derbin e xhiros së tretë të Serie A, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit.

Pas një pjese të parë pa gola, Milani kaloi në epërsi në minutën e 68-të. Samuel Chukwueze asistoi për sulmuesin 19-vjeçar Alfaja Cisse, i cili realizoi për 0:1.

Juventusi kërkoi golin e barazimit dhe ia doli në kohën shtesë. Pas një krosi të Teun Koopmeiners, Federico Gatti shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1:1.

Në këtë ndeshje, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e inkuadroi yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, tek në minutën e 88-të, kur rezultati ishte ende 0:1 në favor të Milanit.

Në xhiron e ardhshme, Milani do të përballet me Lazion në udhëtim, ndërsa Juventusi do të luajë ndaj Sassuolos.