Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të lojërave mesdhetare “Taranto 2026”

Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të lojërave mesdhetare “Taranto 2026”

Sport August 28, 2026 - 11:21

Nisje e mbarë për xhudistët e Kosovës, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët janë kualifikuar në çerekfinale të garave të xhudos në lojërat mesdhetare "Taranto 2026".

Xhudisti që nisi i para garat është Dardan Cena, i cili e ka kaluar pengesën e parë në Lojëra Mesdhetare në kategorinë e tij deri në 81 kilogramë në xhudo.

Cena arriti ta mposht me "yuko" spanjollin Jose Maria Mendiola, edhe pavarësisht një lufte të fortë.

Me këtë fitore, Cena u kualifikua në çerekfinale, ku do përballet me xhudistin e Serbisë, Mihajlo Simin.

Po ashtu, xhudisti kosovar Akil Gjakova ka shënuar fitore në raundin e 16-të të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Gjakova e mposhti qipriotin Kyprianos Andreou, ndërsa në çerekfinale do të përballet me francezin Maxime Gobert.