KOK-u i uron suksese boksieres Sadiku, pas pak ndeshet në finale me rusen që përfaqëson Serbinë

KOK-u i uron suksese boksieres Sadiku, pas pak ndeshet në finale me rusen që përfaqëson Serbinë

Sport August 27, 2026 - 16:08

 Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të garojë sot në finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, ku do të përballet me boksieren ruse me nënshtetësi serbe, Kristina Kuluhova.

Meçi i finales është paraparë të nisë në orën 17:15, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë thirrje për përkrahjen e Sadikut në këtë përballje, duke shkruar: “FORCA DONJETA”.

Sadiku synon ta përmbyllë me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 dhe të ngrisë flamurin e Kosovës në podium./Zëri