Vushtrria dhe Malisheva duan t’ia nisin pozitivisht sezonit, formacionet zyrtare

Vushtrria dhe Malisheva duan t’ia nisin pozitivisht sezonit, formacionet zyrtare

Sport August 15, 2026 - 16:03

Vushtrria dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së parë të edicionit 2026/27 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vushtrriasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 16:30, pasi stadiumi i tyre “Ferki Aliu” është duke u rinovuar.

Ekipi i Besnik Kollarit ka hyrë këtë edicion në Superligë dhe synon t’ia fillojë në mënyrë pozitive sezonit, përkundër shumë vështirësive dhe mobilizimit të vonshëm.

Në anën tjetër, ekipi i Thomas Brdaric është ekip i dëshmuar tash e disa sezone në elitë, kështu që vetëm tri pikët janë objektiv i tyre.

Vushtrria: Në pritje...

Malisheva: Avdyli; Pira, Sovgaard, Kryeziu, Bajraktari; Vitija, Ferati; Isgandarli, Xhylani, Uka; Dulaj. /telegrafi