Dy sfida për tri pikët, Superliga vazhdon sot
Foto: Laura Hasani

Dy sfida për tri pikët, Superliga vazhdon sot

Sport August 15, 2026 - 10:59

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të javës së parë të sezonit 2026/27. Dy përballje zhvillohen në orën 16:30, ndërsa skuadrat synojnë ta nisin kampionatin me rezultat pozitiv.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica pret Dukagjinin. Vendasit kërkojnë tri pikët para tifozëve të tyre, ndërsa skuadra nga Klina synon të largohet me rezultat të favorshëm.

Në të njëjtën kohë, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Vushtrria përballet me Malishevën. Të dyja ekipet hyjnë në këtë sfidë me ambicie për një start sa më të mirë të sezonit.

Java e parë do të përmbyllet të dielën me dy ndeshje të tjera: Drita–Llapi dhe Prishtina–Ballkani.

Në ndeshjen e zhvilluar të premten, Gjilani e nisi sezonin me fitore, duke mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat 1-3.