FC Suhareka bën katër përforcime të reja
FC Suhareka i ka ndezur motorët për sezonin e ardhshëm.
Ky klub u riorganizua pak ditë më parë në prag të edicionit të ri dhe tash ka nisur t’i përvjelë mëngët.
Pasi e zyrtarizoi trajnerin Muhamet Dragusha, klubi i Ligës së Parë ka nisur të bëjë përforcime për edicionin e ri, ku synon të jetë protagonist.
Vetëm dje e sot, suharekasit i kanë bërë katër përforcime, të cilat i kanë zyrtarizuar përmes faqes zyrtare në Facebook.
Dje, fillimisht ekipi i verdhë e zyrtarizoi mesfushorin Diellor Beseni, i cili e përforcon kështu repartin ofanziv të ekipit.
Më pas, suharekasit mirëseardhje i uruan portierit nga Libani, Mohamad Taha, i cili do të jetë gardiani i ri i ekipit.
Gjithashtu dje Suhareka e mirëpriti edhe portierin tjetër, Malsor Bajraktari.
Kurse sot ky ekip njoftoi për rikthimin e lojtarit me përvojë, Liridon Fetahaj.
Paraprakisht, ditë më parë suharekasit ishin përforcuar edhe me Agron Bruqin dhe Joseph Chigozie Okonkwo.