Mbyllet pjesa e parë, Egjipti po fiton ndaj Argjentinës

Mbyllet pjesa e parë, Egjipti po fiton ndaj Argjentinës

Sport July 07, 2026 - 19:14

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit. 

Pas 45-minutëshit të parë, është Egjipti që po fiton minimalisht. 

Egjiptianët po fitojnë 1-0, falë një goli në minutën e 15-të. 

Ishte Yasser Ibrahim që shënoi, me kokë, pas një goditje dënimi. 

Argjentina pati mundësi ta barazojë rezultatin, por nuk e arriti, pasi e humbi penalltinë. 

Lionel Messi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21-të të ndeshjes. 

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në çerekfinale, ndaj fituesit të ndeshjes Zvicër – Kolumbi.