Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Argjentinë – Egjipt

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Argjentinë – Egjipt

Sport July 07, 2026 - 16:58

Atlanta do të jetë mikpritëse e përballjes së fazës së 1/8-ës së finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Egjiptit.

Kampionët në fuqi siguruan kualifikimin në këtë fazë pas një fitoreje të vështirë 3-2 pas vazhdimeve ndaj debutuesve të Kepit të Gjelbër, një tjetër përfaqësuese afrikane.

Ndërkohë, Egjipti kaloi për herë të parë në histori një ndeshje të fazës eliminatore, pasi mposhti Australinë pas ekzekutimit të penalltive.

Mohamed Salah u shpall edhe një herë “Lojtari më i mirë i ndeshjes” dhe tani do të përballet me Lionel Messin për herë të parë pas shtatë vitesh.

Superylli argjentinas është bashkëkryesues në renditjen e golashënuesve të turneut me shtatë gola në vetëm katër paraqitje.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Emiliano Martínez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Tagliafico; Rodrigo De Paul, Alexis Mac Allister, Enzo Fernández, Leandro Paredes; Lionel Messi (kapiten), Julián Álvarez.

Egjipti: Mostafa Shobeir; Karim Hafez, Rami Rabia, Mohamed Ibrahim, Mohamed Hany; Marwan Lasheen, Hamdi Attia; Emam Ashour, Mohamed Salah (kapiten), Ziko; Mostafa Hassan.