Arjanit Fazlija i bashkohet Prishtinës

Arjanit Fazlija i bashkohet Prishtinës

Sport July 06, 2026 - 17:50

Prishtina ka vazhduar kompletimin e skuadrës për sezonin e ri, duke prezantuar afrimin më të ri, mesfushorin njëzet e një vjeçar Arjanit Fazlija.

Fazlija vjen pas një rrugëtimi në futbollin gjerman, ku së fundmi ai ka qenë pjesë e SpVgg Greuther Furth.

"Prishtina vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri. Arjanit Fazlija është afrimi më i ri i bardhekaltërve. Mesfushori 21-vjeçar vjen pas një rruge zhvillimi në futbollin gjerman. Së fundmi ishte pjesë e Greuther Fürth, ndërsa më parë ka luajtur edhe për ekipin U19 të Bayer 04 Leverkusen. Hapat e parë në futboll i ka bërë në akademinë e FC Viktoria Köln. Fazlija ka qenë gjithashtu pjesë e të gjitha grupmoshave të Kosovës, duke veshur fanellën e përfaqësueseve U15, U17, U19 dhe U21", ka shkruar klubi kryeqtetas. "Pas prezantimit si futbollist i FC Prishtinës, Fazlija dha përshtypjet e para për transferimin e tij".