“U përpoqa, tani ka marrë fund” - Neymari largohet nga Brazili pas eliminimit nga Botërori

“U përpoqa, tani ka marrë fund” - Neymari largohet nga Brazili pas eliminimit nga Botërori

Sport July 06, 2026 - 08:12

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Brazilit, menjëherë pas eliminimit të ekipit nga Norvegjia me rezultatin 2-1 në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës.

Pas ndeshjes, Neymari konfirmoi se ky ishte takimi i tij i fundit me fanellën e kombëtares.

“U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe këtu edhe përfundoi. Tani ka marrë fund”, deklaroi ai para gazetarëve.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm të Brazilit në këtë sfidë, duke e mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare me një bilanc mbresëlënës prej 80 golash në 130 ndeshje, si dhe 59 asistesh.

Brazili nuk ka arritur të fitojë Kupën e Botës që prej triumfit të vitit 2002, ndërsa largimi i Neymarit shënon fundin e një epoke për përfaqësuesen braziliane.