Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia

Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia

Sport July 05, 2026 - 22:20

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje edhe ndaj Sllovakisë.

Pas humbjes shokuese nga Shqipëria, “Dardanët” pësuan sërish – këtë herë me rezultat 86-83 ndaj sllovakëve.

Sllovakia e nisi shumë më mirë për ta mbyllur me 11 pikë dallim çerekun e parë (33-22).

Kosova e ngushtoi këtë diferencë, për ta mbyllur çerekun e dytë me tre pikë përpara 17-20, pra pjesa e parë përfundoi me rezultat 50-42 në të mirë të vendasve.

Tutje, Kosova e mbylli edhe çerekun e tretë me një pikë epërsi 20-21, por nuk kishte fuqi për të arritur përmbysjen në çerekun e fundit, ku sllovakët ruajtën rezultatin 16-20.

Drilon Hajrizi ishte më i dalluari me 20 pikë, ndihmuar nga Divine Myles me 17 sosh, kurse te Sllovakia u dallua Matus Hronsky me 20 sosh.

Kësisoj, Kosova renditet në pozitën e dytë me pesë pikë, aq sa ka edhe Shqipëria ndërsa Sllovakia avancon tutje me tetë sosh.