Lewandowski transferohet te Chicago Fire
Sport
June 28, 2026 - 21:06
Sulmuesi polak Robert Lewandowski është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, pasi pritet të bashkohet me skuadrën amerikane Chicago Fire në MLS.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa Lewandowski ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar klubit pas një vizite që kishte zhvilluar në qytet dhe te skuadra dy javë më parë.