Man Utd njofton zyrtarisht tri largime të mëdha
Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimet e tre lojtarëve të ekipit të parë, pas skadimit të kontratave të tyre.
Jadon Sancho, Casemiro dhe Tyrell Malacia do të largohen të gjithë nga klubi këtë verë. Sancho ka qenë me Djajtë e Kuq që nga viti 2021, ndërsa Casemiro dhe Malacia mbërritën në Old Trafford në vitin 2022.
Njoftimi për largimin e tyre erdhi nga një njoftim në faqen zyrtare të klubit.
“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Casemiron, Tyrellin dhe Jadonin për kontributin e tyre në United dhe t'u urojnë atyre fat të mbarë në të ardhmen”.
“Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, thuhet në njoftimin e Unitedit, i bashkangjitur me fotografitë e tyre.
Përveç largimeve të lojtarëve të nivelit të lartë, United njoftoi gjithashtu se lojtarët e akademisë Sonny Aljofree, James Nolan dhe Malachi Sharpe do të largohen nga klubi pas përfundimit të marrëveshjeve të tyre. /telegrafi
Everyone at the club would like to thank Casemiro, Tyrell and Jadon for their contributions to United and wish them the very best of luck for the future ë
— Manchester United (@ManUtd) June 10, 2026
Once a Red, always a Red ë