I jepet lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku

Sport June 08, 2026 - 19:25

 jepet lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku

 08.06.2026 19:17

Sot i është dhënë  lamtumira e fundit futbollistit kosovar Fatjon Bunjaku i cili vdiq në një aksident tragjik.

22-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të së dielës si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi në rrugën Mitrovicë–Vushtrri, një ngjarje që ka pikëlluar familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv.

Gjatë ditës së sotme, familjarë, të afërm, miq dhe dashamirë të futbollit i dhanë lamtumirën e fundit Bunjakut, i cili u varros në vendlindjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ceremonia mortore u përcoll me emocione të mëdha, ndërsa një numër i konsiderueshëm qytetarësh morën pjesë për ta nderuar dhe për ta përcjellë në banesën e fundit futbollistin e ri, i cili konsiderohej një prej talenteve premtuese të futbollit shqiptar.

Mesazhe ngushëllimi për ndarjen e tij nga jeta kanë ardhur nga klube të shumta, futbollistë, personalitete sportive dhe institucione të futbollit, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një sportisti të ri me të ardhme premtuese.

Image