Fiorentina zyrtarizon trajnerin e ri
Fiorentina ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, duke ia besuar drejtimin e skuadrës një prej emrave më të njohur të futbollit italian, Fabio Grosso.
Legjenda e futbollit italian, e njohur për kontributin e tij në triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006, do të marrë drejtimin e klubit nga Firence, duke zëvendësuar Paolo Vanolin në stolin e “Violas”, transmeton Klankosova.tv.
Drejtuesit e Fiorentinës kanë arritur marrëveshje me 48-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin italian.
Marrëveshja përfshin edhe opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit për një sezon shtesë, në varësi të rezultateve dhe objektivave të arritura.
Emërimi i Grossos vjen në një moment kur Fiorentina synon të ndërtojë një projekt të ri dhe të rikthehet fuqishëm në garën për pozitat e larta në Serie A, si dhe në garat evropiane.