“The Sun”: Kosova ia dedikon fitoren Bunjakut që vdiq sot në aksident
Futbollisti i ri nga Kosova, Fatjon Bunjaku, 22 vjeç, vdiq tragjikisht pas një aksidenti të rëndë, ndërsa Kombëtarja e Kosovës i ka dhënë një nderim emocional duke ia dedikuar fitoren e ndeshjes miqësore ndaj Andorrën për të.
Aksidenti ndodhi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Maxhunaj, gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Fatjoni, i cili besohet se ishte drejtuesi i automjetit, përplasi edhe dy persona të tjerë, të cilët u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor për plagë serioze.
Për ngjarjen tragjike, kanë raportuar edhemediat e huaja, ku kanë raportuar për reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilët shprehën dhimbje të thellë për humbjen e futbollistit të ri, ndërsa presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një deklarate emocionuese, e cilësoi Bunjakun si një talent dhe karakter të jashtëzakonshëm.
“Kosova humbi një talent të madh futbolli, ndërsa familja, miqtë dhe bashkëlojtarët humbën një djalosht të dashur, i cili la një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tyre”, ka shënuar mediumin anglez, THE SUN.
Bunjaku ka përfaqësuar Kosovën në nivelet U19 dhe U21 dhe ka ndërtuar karrierë në klube si Trepça, Liria, Gjilani, Malisheva, Phoenix dhe më së fundi te Elbasani në Shqipëri, ai gjithashtu ka luajtur në Kroaci, duke treguar ambicie ndërkombëtare.