Barcelona regjistron të gjitha nënshkrimet e reja përpara ndeshjes së parë në La Liga kundër Elches, përveç njërit

Barcelona regjistron të gjitha nënshkrimet e reja përpara ndeshjes së parë në La Liga kundër Elches, përveç njërit

Sport August 22, 2026 - 12:12

Trajneri Hansi Flick pritet ta ketë ekipin pothuajse të plotë në ndeshjen e parë këtë sezon në La Liga kundër Elches, e cila i përket xhiros së dytë, pasi Barcelona nuk luajti në xhiron e parë.

Sipas raportimeve të gazetës Sport, Barcelona ka regjistruar me sukses të gjitha nënshkrimet e reja përveç Jesse Bisiwu.

Pas regjistrimeve të Anthony Gordon, Karim Adeyemi dhe Rodri, Joao Cancelo është emri i fundit që shfaqet zyrtarisht në faqen e internetit të La Ligas.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Barcelona nuk pati vështirësi në procesin e regjistrimit pas rikthimit në rregullin 1:1 të FFP të La Ligas.

Trajneri kryesor Hansi Flick tani do të ketë të gjithë lojtarët e rinj në dispozicion për ndeshjen hapëse të La Ligës nesër (e diel) kundër Elche, përveç Jesse Bisiwu.

Anësori 18-vjeçar belg është regjistruar me ekipin rezervë derisa të zgjidhë problemet burokratike. /telegrafi