Arrihet marrëveshja, Allegri bëhet trajner i ri i Napolit
Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se marrëveshja tashmë është mbyllur dhe italiani ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga klubi napolitan.
Ish-trajneri i AC Milan pritet të firmosë kontratën shumë shpejt, ndërsa Napoli ka vendosur t’ia besojë drejtimin e skuadrës një prej emrave më të njohur të futbollit italian.
Pas largimit të Antonio Conte, drejtuesit e Napolit kanë lëvizur me shpejtësi për të siguruar pasuesin e tij, me Allegrin që tashmë është gati të nisë aventurën e re në “Stadio Diego Armando Maradona”.
Trajneri italian rikthehet në pankinë pas një periudhe pushimi dhe synimi i tij do të jetë ta mbajë Napolin në garën për trofe në Itali dhe në Evropë.