Tre yjet kosovarë të Hoffenheimit vlejnë 90 milionë euro
Tre futbollistët kosovarë që aktivizohen te Hoffenheim kanë regjistruar rritje të ndjeshme të vlerës së tyre në treg, sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt.
Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë tashmë në qendër të vëmendjes si në Gjermani, ashtu edhe në Kosovë, pas paraqitjeve të tyre të mira gjatë sezonit të fundit.
Sipas vlerësimeve të reja, treshja së bashku kap vlerën totale prej rreth 90 milionë eurosh, duke reflektuar progresin e tyre të vazhdueshëm në Bundesliga.
Paraqitjet e tyre kanë ndihmuar Hoffenheimin të konsolidojë pozitat në elitën e futbollit gjerman dhe të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, pas një sezoni të suksesshëm.
Me këto shifra, tre lojtarët kosovarë renditen ndër më të vlefshmit në Kombëtaren e Kosovës dhe konsiderohen ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.
Rritjet individuale janë si më poshtë:
Fisnik Asllani është rritur nga 30 në 35 milionë euro
Leon Avdullahu nga 25 në 30 milionë euro
Albian Hajdari nga 20 në 25 milionë euro.