Ylber Ramadani, “motori” shqiptar që pushtoi Serie A: Askush nuk vrapoi më shumë se ai në Itali këtë sezon

Sport May 26, 2026 - 16:27

Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani ka lënë pas yjet e mëdhenj të kampionatit italian duke konfirmuar sezonin e jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse.

Ramadani vazhdon të shkruajë historinë e tij në futbollin italian. Mesfushori shqiptar i Lecces është shpallur futbollisti që ka përshkuar më së shumti kilometra në të gjithë Serie A për sezonin 2025/26, duke lënë pas emra të njohur të kampionatit elitë italian.

Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka mbuluar plot 421.58 kilometra gjatë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më “punëtorë” të Serie A. Pas tij vijnë Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km.

Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani ka lënë pas yjet e mëdhenj të kampionatit italian duke konfirmuar sezonin e jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse.

Ramadani vazhdon të shkruajë historinë e tij në futbollin italian. Mesfushori shqiptar i Lecces është shpallur futbollisti që ka përshkuar më së shumti kilometra në të gjithë Serie A për sezonin 2025/26, duke lënë pas emra të njohur të kampionatit elitë italian.

Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka mbuluar plot 421.58 kilometra gjatë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më “punëtorë” të Serie A. Pas tij vijnë Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km. /telegrafi