Muriqi në garë me Yamalin dhe Mbappen për çmimin si “Lojtari i sezonit në La Liga”
Lamine Yamal dhe Vedat Muriqi janë nominuar zyrtarisht për çmimin prestigjioz të Lojtarit të Sezonit në La Liga, pasi zhvilluan edicion të jashtëzakonshëm idividual.
Anësori 18-vjeçar regjistroi shifra mbresëlënëse në kampionat, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime në 28 ndeshje, kontribut që ishte vendimtar në rrugëtimin e Barcelonës drejt rikthimit të titullit në Spanjë.
Në listën e ngushtë të kandidatëve është edhe Vedat Muriqi, i cili, pavarësisht se Mallorca ra nga La Liga, u dallua si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit me paraqitjet dhe ndikimin e tij në sulm. Ai kishte 23 gola këtë sezon dhe shihet si arritje e madhe futja në mesin e këtyre emrave.
Përveç Yamalit dhe Muriqit, të nominuar janë edhe ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, që u shpall top shënues në La Liga me 25 gola.
Mesfushori i Real Betis, Pablo Fornals, si dhe anësori i Villarrealit, Nicolas Pépé, duke e kompletuar listën me pesë lojtarë që garojnë për çmimin sezonal.