Paraqitje fantastike, Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Paraqitje fantastike, Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Sport May 25, 2026 - 11:50

Ka përfunduar sezoni 2025/26 në elitën e futbollit italian Serie A, ku tanimë janë vendosur të gjitha.

Interi është kampion i Italisë, derisa në Ligën e Kampionëve do të luajnë Napoli, Roma dhe Como.Në Ligën e Evropës kanë mbetur dy gjigantët italianë Milan dhe Juventus, derisa Atalanta do të luaj në Ligën e Konferencës.

SofaScore tanimë ka publikuar edhe formacionin më të mirë të sezonit në Serie A, ku nuk kishte se si të mungonte qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës ka shkëlqyer me Napolin, derisa ka marrë notë 7,23 për këtë sezon.Në portë është Carnesecchi i Atalantës, derisa në mbrojtje përveç Rrahmanit janë edhe Saelemaekers i Milanit, si dhe dyshja italaiane e Interit, Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco.

Mesfusha përbëhet nga Luka Modric, Manuel Locatelli dhe Nicolo Fagioli, ndërsa në sulm përkrah Lautaro Martinez janë dy supertalentë si Kenan Yildiz dhe Nico Paz. /Telegrafi