Pse Arteta nuk ishte i pranishëm në festën e çmendur të Arsenalit pasi u shpallën kampionë

Pse Arteta nuk ishte i pranishëm në festën e çmendur të Arsenalit pasi u shpallën kampionë

Sport May 20, 2026 - 14:20

Arsenali më në fund i ka dhënë fund pritjes 22-vjeçare për lavdi në Ligën Premier, pas një mbrëmjeje dramatike të nxitur nga dështimi i Manchester Cityt për ta mposhtur Bournemouthin.

Ndërsa lojtarët dhe stafi teknik u përfshinë në festime të “çmendura” në qendrën stërvitore në London Colney, Mikel Arteta, arkitekti i këtij triumfi, ishte një mungesë e dukshme.

Arsenali u kurorëzua zyrtarisht kampion i Premier League pas barazimit 1-1 të Manchester Cityt me Bournemouthin, rezultat që matematikisht i shoi shpresat e Pep Guardiolës për ta çuar garën e titullit deri në fundjavën e fundit të sezonit.

“Topçinjtë” ishin mbledhur në bazën e tyre stërvitore në London Colney për ta ndjekur ndeshjen në “Vitality Stadium” dhe shpërthyen në skena gëzimi sapo u dëgjua vërshëllima e fundit.

“Nuk e di sa gjatë do ta shikoj. Do të jem para televizorit. Por nuk e di sa do të mundem ta shikoj, mendoj se kjo është realiteti”, u shpreh ai.

Edhe pa praninë e tij fizike në festë, legjenda e Artetës në “Emirates Stadium” tani është e sigurt. Me fitimin e titullit, ai është bërë ish-lojtari i parë i Arsenalit që e udhëheq klubin drejt një titulli në elitën e futbollit anglez si trajner.

Spanjolli, në moshën 44 vjeç e 54 ditë, është trajneri më i ri i Arsenalit që e fiton kampionatin, duke e kaluar ngushtë George Graham, i cili ishte 124 ditë më i madh kur e udhëhoqi ekipin drejt trofeut në sezonin e famshëm 1988-89. /telegrafi