Bashkimi në finale, eliminon Borën
Bashkimi ka siguruar finalen e Play-off-it, pasi mposhti Borën me rezultat bindës 100-76 në ndeshjen vendimtare, duke e mbyllur serinë gjysmëfinale me shifrat 3-2.
Ndeshja nisi me ritëm të balancuar, ku të dy skuadrat shfaqën lojë të baraspeshuar gjatë pjesës së parë. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në çerekun e tretë, kur prizrenasit dominuan plotësisht në parket, duke krijuar epërsi të thellë dhe duke e çuar ndeshjen drejt fitores.
Në krye të performancës për Bashkimin ishte Lejson Zeqiri me 23 pikë dhe 6 kërcime. Kontribut të madh dhanë edhe Nwamu me 21 pikë dhe Shorter me 20 pikë, duke vulosur suksesin e skuadrës së tyre.
Në finalen e madhe, Bashkimin e pret rivali i përhershëm, Trepçën, në një përballje që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të fortë për titullin kampion.