David Raya fiton “Golden Glove” për sezonin e tretë rresht në Premierligë

David Raya fiton “Golden Glove” për sezonin e tretë rresht në Premierligë

Sport May 05, 2026 - 14:58

Portieri i Arsenal, David Raya, ka fituar çmimin prestigjioz “Golden Glove” në Premier League për sezonin e tretë radhazi, duke konfirmuar statusin e tij si një nga portierët më të qëndrueshëm në futbollin anglez.

Raya deri tash pati 35 paraqitje, ku arriti të mbajë portën e paprekur në 17 ndeshje, një statistikë që e vendos në krye të garës për portierin me më shumë “clean sheets”.

Kontributi i tij ka qenë vendimtar në sezonin e Arsenalit, sidomos në ndeshjet vendimtare ku ekipi ka luftuar për pozitat e larta në tabelë.

Stabiliteti, refleksat dhe organizimi i mbrojtjes janë vlerësuar si pikat kryesore të performancës së tij.

Me këtë arritje, David Raya forcon edhe më shumë reputacionin e tij në Premier League, duke u bërë një nga emrat më të spikatur në pozicionin e portierit në futbollin evropian.