Kalendari i ndeshjeve të Arsenalit dhe të Man Cityt deri në fund të sezonit
Manchester City e bëri mbrëmë një gabim të rëndë, i cili në fund të sezonit mund të jetë fatal në garën për titull të kampionit.
“Citizens” lëshuan pikë ndaj Evertonit, me të cilin barazuan 3:3, duke e bërë një hap prapa për titull në Premierligë.
Trupa e Pep Guardiolës i kishte dy ndeshje më pak se Arsenali dhe 6 pikë më pak.
Nëse do t’i fitonte të dyja me rezultate të kënaqshme, do ta rikthente primatin.
Mirëpo, barazimi i mbrëmshëm i lë prapa “Qytetarët”.
Ata aktualisht i kanë 5 pikë më pak se “Gunners”, por edhe një ndeshje më pak të luajtur, pas së cilës, nëse fitojnë, do të jenë dy pikë prapa “Topçinjve”.
Pra Arsenali nga mbrëmë është favorit absolut për t’u shpallur kampion i Anglisë pas pritjes prej më shumë se dy dekadash.
Londinezët e kanë në dorë titullin pasi, nëse i fitojnë tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, do të festojnë me tifozët e tyre.
Nga ana tjetër, City duhet t’i fitojë katër ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të ekipit të Mikel Artetas.
Edhe trajneri Pep Guardiola mbrëmë e tha se tash titulli nuk është më në duart e Cityt.
Kalendari i Arsenalit
10/05 West Ham United – Arsenal
18/05 Arsenal – Burnley
24/05 Crystal Palace – Arsenal
Kalendari i Manchester Cityt
9/05 Manchester City – Brentford
13/05 Manchester City – Crystal Palace
19/05 Bournemouth – Manchester City
24/05 Manchester City – Aston Villa.