FC Prishtina 01 – FC Liqeni, finalja e Kupës së Kosovës

FC Prishtina 01 – FC Liqeni, finalja e Kupës së Kosovës

Sport April 24, 2026 - 13:08

FC Prishtina – FC Liqeni do të jetë finalja e Kupës së Kosovës në futsall.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën (29 prill), në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në orën 20:00, ku pritet një atmosferë e zjarrtë në tribunë.

Prishtina 01 me katër triumfe në vitet e fundit, vijnë si kampionët dominues, kurse Liqeni kishte triumfuar në sezonin 2020/21. /Zëri