Donjeta Sadiku në ring sot, për medalje në Kupën Botërore të Boksit
Sport
April 24, 2026 - 12:56
Boksierja Donjeta Sadiku do të garojë sot (e premte) për medalje në Kupën Botërore.
Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Polonia, Aneta Elzbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes.
Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, shprehet optimiste për paraqitjen e boksieres kosovare, duke besuar se Sadiku do të dalë fituese edhe nga ky duel dhe do të sigurojë medalje. Megjithatë, objektivi kryesor mbetet medalja e artë.
Kjo Kupë Botërore ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028. /Zëri