29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Gjakovë ishte edhe futbollist
Sport
April 23, 2026 - 23:49
Një punëtor rreth 29-vjeç ka vdekur derisa po punonte në një objekt në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.
Viktimë e këtij rasti është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.
I ndjeri kishte qenë edhe futbollist i klubit Gjakova.
Klubi ka reaguar duke shprehur ngushëllime për familjen, pas lajmit për vdekjen e lojtarit të tyre, duke e cilësuar humbjen si të dhimbshme.
Telegram Ngushëllimi:
Me dhimbje morëm lajmin për ikjen tragjike të parakohshme të ish futbollistit tonë të klubit Gjakova.
E nderuara familje FETAHAJ, KF GJAKOVA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Lendritin.
KF Gjakova 1961