Kane reagon pasi Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve

Kane reagon pasi Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve

Sport May 10, 2024 - 10:59
Lajmet e fundit nga sporti

Harry Kane ka reaguar me vonesë, pasi Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, por ishte optimist për të ardhmen e ekipit të tij.

Dygolëshi i Joselus krejt në fund të ndeshjes e dërgoi Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe me një rezultat të përgjithshëm 4-3 të mërkurën mbrëma.

Shumë ditë më pas, pas përfundimit të ndeshjes kapiteni i Anglisë, Kane zbuloi se ishte “krenar” për mënyrën se si bashkëlojtarët e tij luftuan në “Santiago Bernabeu” dhe tha se ata mund të bëjnë një rrugë të gjatë në të ardhmen.

Ai postoi në Instagram: “Të mërzitur. Nata e kaluar ishte e vështirë për t’u marrë. Krenar për mënyrën se si luftuam për të dy këmbët, gjë që thotë gjithçka që duhet të dini për frymën e këtij ekipi dhe sa larg mund të shkojmë. #MiaSanMia”.

“Mia San Mia” është motoja e famshme e Bayernit dhe përkthehet: “Ne jemi ata që jemi”. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Harry Kane (@harrykane)