Real Madridi fiton dhe mund të festojë titullin sonte, kjo varet nga Barcelona

Real Madridi fiton dhe mund të festojë titullin sonte, kjo varet nga Barcelona

Sport May 04, 2024 - 18:16

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Cadiz me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 34-të të La Liga.

Carlo Ancelotti kishte pushuar shumë nga lojtarët kryesor në këtë ndeshje, duke iu dhënë mundësinë atyre që kanë luajtur më pak.

Kjo bëri që pjesa e parë të mos sillte asnjë rast të mirë për Los Blancos, ndërsa mysafirët rrezikuan me Gonzalo Escalante në minutën e 45-të.

Me të filluar pjesa e dytë, mbretërit kaluan në epërsi, ku Luka Modric asistoi te Brahim Diaz, i cili shënoi për 1-0.

Fituesi u vendos në minutën e 68-të, kur Jude Bellingham përfitoi nga asistimi i Diaz duke shënuar për 2-0.

Krejt në fund shënoi edhe Joselu nga afër për 3-0 pas asistimit të Nachos.

Real Madridi pas fitores pret titullin e kampionit që sonte, nëse Barcelona nuk fiton ndaj Gironas. /Telegrafi/