Nico Williams, prioritet i Barcelonës gjatë verës

Nico Williams, prioritet i Barcelonës gjatë verës

Sport May 04, 2024 - 15:56

Faza e sulmit është një prej reparteve që Barcelona synon ta përforcojë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ditët e fundit, Barça ka qenë e lidhur fort me Dani Olmon e Leipzig, i cili thuhet se është shumë i hapur për t’u ribashkuar me gjigantët katalanas.

Megjithatë, të paktën tani për tani, ai nuk është një prioritet. Sipas “Sport”, Nico Williams është objektivi kryesor i klubit për të përforcuar pozicionin e krahut të majtë të sulmit.

Williams po kalon një sezon tjetër të shkëlqyer me Athletic Bilbao. Ai besohet se do të kushtonte 50 milionë euro, pasi kjo është kostoja e klauzolës së lirimit në kontratën e tij.

Nuk ka dyshim se Williams do të ishte një nënshkrim i bujshëm për Barcelonën dhe në moshën 21-vjeçare, ai do të ishte opsioni ideal për një periudhë afatgjate.

Gjithçka që mbetet për të parë është nëse një marrëveshje mund të arrihet në verë, pasi do të jetë e ndërlikuar për shkak të vështirësive financiare të vazhdueshme te Barcelona. /Express/