Sonte Peja dhe Ylli përballen në ‘Karagaçi’ në sfidën vendimtare

Sonte Peja dhe Ylli përballen në ‘Karagaçi’ në sfidën vendimtare

Sport May 04, 2024 - 11:20

Sonte në ‘Karagaçi’ zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale e madhe të “Play-off”-it.

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Sfida e sotme në Pejë do të vendosë për skuadrën që do të kualifikohet në finale. Pejanët kërkojnë finalen dhe të mbrojnë titullin e kampionit, kurse therandasit për të depërtuar në finale dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Therandë.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu si kanë qenë katër gjysmëfinalet e deritashme mes këtyre dy skuadrave.

Gjysmëfinalja V

Sot takohen:

19:00 Peja - Golden Eagle Ylli