Bayern Munichu dhe Real Madridi luajnë baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale
Sport
April 30, 2024 - 22:51
Bayern Munichu dhe Real Madridi kanë luajtur baras, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Në epërsi fillimisht kaloi Real Madridi përmes Viniciusit, me Krossin që dhuroi një super asistim te braziliani në minutën e 24-të.
Bayerni u rikthye në lojë ku për katër minuta arriti të përmbys gjithçka me Leroy Sanen (53’) dhe Harry Kanen që realizoi nga penalltia (57’).
Mirëpo, madrilenët nuk u dorëzuan dhe nxorrën një barazim, ku sërish shënoi Viniciusi nga penalltia (83’).
Kësisoj, deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”. /Zëri