FFK-ja vendos gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës, Genc Nuza ndan drejtësinë

FFK-ja vendos gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës, Genc Nuza ndan drejtësinë

Sport May 21, 2024 - 12:18

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ose më saktë Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Nesër (e mërkurë) zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje është caktuar të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim në orën 15:00.

Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën që është caktuar gjyqtar kryesor.

Asistentë ose gjyqtarë anësorë të kësaj finaleje janë caktuar Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Në VAR gjyqtar do të jetë Alban Shala, kurse në AVAR Besnik Morina.