Kompletohen gjysmëfinalet e ‘’Play Off-it’’ në futsall

Kompletohen gjysmëfinalet e ‘’Play Off-it’’ në futsall

Sport May 20, 2024 - 23:40

Me ndeshjen mes Liqenit e Prishtina Futsal ka përfunduar faza cerekfinale e ‘’Play Off-it’’në Futsall.

Kështu, tashmë janë kompletuar gjysmëfinalet e kësaj faze.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë mes Prishtinës 01 dhe Mabetex Prishtina.

Në këtë fazë, Prishtina 01 arriti pa lojë, pasi përfunduan të parët në renditjen e sezonit të rregullt, shkruan Gazeta Express.

Në krahun tjetër, Mabetexi që përfundoi i pesti, në cerekfinale eliminoi Vjosën 2:1 në seri.

Në anën tjetër, Drenica do të takohet me Liqenin. Skuadra nga Skenderaj e mbylli edicionin i dyti dhe kalon tutje pa lojë, kurse Liqeni eliminoi sonte Prishtinën./Express/

PRISHTINA 01 – MABETEX PRISHTINA

DRENICA – LIQENI.