Me kalimin në çerekfinale, shuma e majme që Arsenali ka fituar nga Liga e Kampionëve

Me kalimin në çerekfinale, shuma e majme që Arsenali ka fituar nga Liga e Kampionëve

Sport March 13, 2024 - 17:26

Arsenali ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitoreje të vështirë ndaj Portos, ku u ekzekutuan penalltitë pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve.

Kjo i ka ndihmuar gjithashtu Topçinjtë të fitojnë të ardhura rekord nga kompeticioni i madh evropian.

Përparimi në çerekfinale e ndihmoi Arsenalin të fitonte një shumë mbi dhjetë milionë euro. Kjo i ka çuar të ardhurat totale të klubit nga Liga e Kampionëve në 91.28 milionë euro.

Fituesit e Ligës së Kampionëve këtë sezon mund të përfundojnë duke fituar deri në 130 milionë euro, gjë që mund t’i japë një shtysë të madhe buxhetit të tyre të transferimeve të verës.

Këtu është ndarja totale e 91.28 milionë eurove që Arsenali ka fituar nga gara më e madhe për klube në Evropë deri më tani këtë sezon.

Tarifat fillestare: 15.64 milionë euro

Koeficienti i UEFA-s, renditja 10-vjeçare: 25.01 milionë

Të ardhura nga marketingu: 18.3 milionë

Faza e grupeve : Katër fitore dhe një barazim – 12.13 milionë

1/8 e finales: 9.6 milionë

Kalimi në çerekfinale: 10.6 milionë. /Telegrafi/