Zyrtare: Prishtina përforcohet me Drilon Islamin dhe Albin Krasniqin

Zyrtare: Prishtina përforcohet me Drilon Islamin dhe Albin Krasniqin

Sport June 13, 2023 - 19:36
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina ka transferuar zyrtarisht Drilon Islamin dhe Albin Krasniqin.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare klubi kryeqytetas prezantoi dyshen.

Islami dhe Krasniqi, së fundmi ishin pjesë e Ferizajt (në gjashtë muajt e fundit), duke bërë paraqitje të mira.

Dyshja kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin më të trofeshëm në Kosovë. /Zeri.info

Postimet e plota (pa ndërhyrje):

 

Image

Mirë se vjen Albin Krasniqi

Mesfushori ofensivë, Albin Krasniqi, 22 vjeç, i lindur më 03.06.2001 në Kaçanik, ish-futbollisti i Shkollës së futbollit Dinamo nga Ferizaj, FC Drita dhe FC Ferizaj, ka pranuar ofertën për kontratë 2-vjeçare me klubin tonë.

“Mendoj që ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës. Kam ndjenjë të pa përshkruar, mezi pres t’ia fillojmë përgatitjeve dhe që sa më shpejtë të paraqitem para një tifozerie siç e ka Prishtina”.

Image

Mirë se vjen Drilon Islami

Mesfushori defensivë i qendrës, Drilon Islami, 22 vjeç, i lindur më 18.07.2000 Ferizaj, ish-futbollisti i Shkollës së futbollit Dinamo nga Ferizaj, FC Drita dhe FC Ferizaj, iu është bindur ofertës së klubit tonë për dy vitet e ardhshme.

“Është arritje imja e madhe që pas përformancës së treguar në Ferizaj, të më bind skuadra më e madhe në vend, FC Prishtina. E vërtet që kam pasur edhe oferta tjera, por është vështirë t’i thuash jo Prishtinës. Është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder që të veshi fanellën e saj”.