Yamali jep një mesazh, teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë

Yamali jep një mesazh, teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë

Sport July 03, 2026 - 12:58

Lamine Yamal ka këmbëngulur se Spanja nuk duhet t’i frikësohet askujt, ndërsa përgatitet për një takim të jashtëzakonshëm me Portugalinë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026.

18-vjeçari u emërua "Lojtari i Ndeshjes" pas fitores 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë dhe pranoi se ka ende vend për përmirësim, pavarësisht fushatës mbresëlënëse të kombëtares La Roja në turneun botëror.

“Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, si në lojën tonë ashtu edhe në intensitetin tonë, por e dimë cilësinë që kemi dhe nuk kemi frikë nga asnjë skuadër – ne jemi Spanja. Duhet ta vërtetojmë në fushë, por ne besojmë në vetvete”, ka thënë fillimisht Yamali.