Arsenali fiton thellë ndaj Leeds Unitedit, Xhaka realizon

Arsenali fiton thellë ndaj Leeds Unitedit, Xhaka realizon

Sport April 01, 2023 - 17:55
Lajmet e Fundit nga Sporti

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Leeds Unitedit në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 4-1.

Golat për “Tropçinjtë” i shënuan Jesus (35’, 55’), White (47’) dhe Granit Xhaka (84’).

Kurse, golin e vetëm për Leedsin e realizoi Kristensen (76’).

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon kryesimin me 72 pikë, kurse Leedsi 17-ti me 26 sosh. /Zeri.info